Vetëvendosje emëron Kusari-Lilën si ushtruese e detyrës së Kryesuesit të Grupit Parlamentar

Vetëvendosje emëron Kusari-Lilën si ushtruese e detyrës së Kryesuesit të Grupit Parlamentar

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se deputetja Mimoza Kusari-Lila është ushtruesja e detyrës së Kryesuesit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Insajderi.

Vetëvendosje ka bërë të ditur se në mbledhjen e grupit parlamentar të zhvilluar sot, nga deputetët ajo u votua për të ushtruar këtë detyrë deri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

Sipas statutit të VV-së, shefi i Grupit Parlamentar votohet nga anëtarët e  grupit dhe zgjedhjet nga Këshilli i Përgjithshëm.

Kusari-Lila është deputetja që sipas Vetëvendosjes në legjislaturën e fundit ka treguar përkushtim dhe përgjegjësi të lartë në adresimin e çështjeve të rëndësishme për vendin./Insajderi.com