Lëvizja Vetëvendosje ka emëruar si zëdhënës Përparim Kryeziun. Ai ka një përgatitje dhe një përvojë të gjatë në fushën politike.
Në një komunikatë për media, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se ka emëruar zëdhënësin të kësaj partie Përparim Kryeziun, njofton Insajderi.
Në komunikatën e tyre thuhet se Përparim Kryeziu posedon një përgatitje profesionale të dëshmuar si dhe një përvojë të gjatë në fushën politike duke qenë pjesëmarrës në diskutimet publike rreth dialogut Kosovë –Serbi.
“Përparim Kryeziu është i diplomuar me nderime të larta nga Universiteti i Ri i Lisbonës (Universidade NOVA de Lisboa), ku ka studiuar Sociologji Ekonomike dhe e Organizatës. Ai ishte bursist i programit SIGMA Agile. Studimet bachelor në Sociologji i përfundoi në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, prej të cilave vitin e fundit të tyre e ka ndjekur në Universitetin e Antwerp-it (Universitetit Antwerpen) në Belgjikë duke qenë përfitues i bursës JoinEU-SEE. Të dy këto bursa të financuara nga Komisioni i Bashkimit Evropian”. /Insajderi.com