Vetëvendosje ende asnjë përgjigje për ofertën e LDK-së

Vetëvendosje ende asnjë përgjigje për ofertën e LDK-së

Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka asnjë përgjigje rreth ofertës së djeshme që Lidhja Demokratike e Kosovës i dërgoi.

Zëdhënësi për media nga VV, Arlind Manxhuka në një prononcim për Insajderin tha se ende nuk ka asgjë rreth përgjigjes së ofertës së LDK-së.

Tutje, Manxhuka tha se qëndrojmë me të njëjtin mendim sikurse anëtari i tyre, Liburn Aliu.

Në mëngjes anëtari i VV-së, Liburn Aliu, tha se nuk është në dijeni që do të ketë një takim, mirëpo ai konfirmoi se shumë shpejt do të ketë një përgjigje nga partia e tij për LDK-në.

“Nuk e di a do të ketë takim. Ofertën e kemi marrë, por cila do të jetë përgjigja unë nuk jam momentalisht në Prishtinë dhe nuk e di, por besoj se do të ketë shumë shpejt një përgjigje”, tha shkurt për Insajderin, Liburn Aliu.

Kujtojmë, se LDK dje ka dorëzuar me shkrim ofertën për bashkëqeverisje me VV-në, të propozuar në takimin e datës 8 janar 2020.

Në propozimin e LDK-së thuhet se “LDK do të ketë Kryetarin e Kuvendit, Nënkryetarin e dytë të Kuvendit, zëvendëskryeministrin e parë dhe pesë ministri”, deri në zgjedhjen e Presidentit.
Kurse, VV do të ketë Kryeministrin, Nënkryetarin e parë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e dytë dhe pesë ministri,
Mirëpo, diskutimet kanë ngecur pasi që Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pranuar që të negociojë me pozitën e kryeparlamentarin, post, të cilin e ka marrë njeriu i dytë më i votuar në VV Glauk Konjufca./Insajderi.com