Vetëvendosje: Është e patolerueshme të trajtohen zarfet nga Serbia dhe të mos trajtohen ato të mërgatës

Vetëvendosje: Është e patolerueshme të trajtohen zarfet nga Serbia dhe të mos trajtohen ato të mërgatës

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar rreth procesit të numërimit të fletëvotimeve të ardhura nga Serbia.

“Sot po ashtu pamë pamje aspak normale në numërimin e fletëvotimeve të ardhura në mënyrë të parregullt nga Serbia, të cilat shkaktuan probleme në shëndetin e punëtorëve të Komisionit Qendror Zgjedhor”.

Ndërsa sipas tyre KQZ nuk i ka marrë parasysh votat e ardhura me vonesë nga diaspora, shkruan Insajderi.

“Prej më shumë se 10 ditësh i gjithë opinioni publik është duke ndjekur me vëmendje mosveprimin e Komisionit Qendror Zgjedhor lidhur me trajtimin e fletëvotimeve të ardhura nga Mërgata. Veçanërisht të atyre të cilat për momentin nuk po procedohen me justifikimin se kanë mbërritur pas afatit ndonëse janë dërguar nga bashkatdhetarët shumë ditë para datës së zgjedhjeve”.

“Është padyshim e patolerueshme që të krijohen të gjitha kushtet, edhe përtej të lejueshmes, për t’u trajtuar zarfet nga Serbia, dhe të mos trajtohen zarfet e ardhura nga bashkatdhetarët tanë”.

Ndryshe Vetëvendosje pas ankesës në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe përgjigjes së tyre, e dërgoi në Gjykatë Supreme ankesën për trajtimin e zarfeve me fletëvotime të ardhura nga bashkatdhetarët, shkruan Insajderi.

insajderi.com