
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu ka thënë sot se partia së cilës ai i takon është dakorduar që së bashku me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) të formojnë një platformë qeverisëse.
“Është lajm i mirë që prej sot jemi më të vendosur që të punojmë më shumë rreth kësaj. Jemi dakorduar që edhe nesër të vazhdojmë takimin e radhës”, deklaroi Sjediu, pas takimit që përfaqësuesit e VV-së patën me ata të LDK-së.
Ai po ashtu ka ftuar AAK-në e Nismën për Kosovën që t’i bashkohen LDK-së, AKR-së e Alternativës që të formojnë një qeveri shqiptare dhe ta çojnë në opozitë PDK-në.
“Me LDK-në e Alternativën kemi një diskutim për një qeveri shqiptare, pra me 61 deputetë shqiptarë… prej këtu u bëjë thirrje LDK-së, AAK-së, Nismës që të na bashkohen dhe PDK-ja të shkoj në opozitë”, deklaroi Sejdiu. /Insajderi.com