“Raportim për sigurinë”

Vetëvendosje fton në komision shefin e AKI-së, Kreshnik Gashin

Një patrullim nga ana e xhandarmërisë serbe ne zonën administrative të Kamenicës, ka shkaktuar reagime dhe polemika të shumta. Janë etiketuar persona përgjegjës dhe janë deklaruar të tjerë që kërkojnë përgjegjësi. Në funksion të qartësimit të këtij rasti, Lëvizja Vetëvendosje e ka thirrur në Komision Parlamentar shefin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Kreshnik Gashin.

Vetëvendosje fton në komision shefin e AKI-së, Kreshnik Gashin

Lëvizja Vetëvendosje ka deponuar sot kërkesën për shefin e AKI-së, Krenshnik Gashin që të raportojë në Komisionin Parlamentar në lidhje me patrullimin e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, njofton Insajderi.

Këtë kërkesë e kanë deponuar sot deputetët Dimal Basha, Sali Zyba dhe Arbër Rexhaj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti Rexha, në profilin e tij në Facebook, ku mes tjerash ka thënë se z.Gashi duhet të raportojë për cenimin e sigurisë dhe integritetit territorial të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje ka qenë ndër subjektet politike që ka qenë vazhdimisht e zhurmshme në lidhje më rastin në fjalë duke kërkuar përgjegjësi tek personat dhe institucionet përgjegjëse./Insajderi.com

Fotografia e Arber A. Rexhaj