Vetëvendosje fton partitë tjera në diskutime për çështjen e presidentit

Vetëvendosje fton partitë tjera në diskutime për çështjen e presidentit

Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar partitë tjera që të diskutojnë për zhvillimet në vend, ndër të tjera edhe për çështjen e presidentit, njofton Insajderi.

Burime të mediumit Koha mësuar se Vetëvendosje ka propozuar Vjosa Osmanin për presidente, derisa nga kjo parti të enjten kanë paralajmëruar një takim me subjektet politike.

Por as VV-ja e as subjektet tjera në vend s’kanë pranuar të flasin për letrën të cilën ua ka dërguar të enjten. Nuk dihet se për çfarë date i ka ftuar në diskutim Vetëvendosje partitë tjera./Insajderi.com