Vetëvendosje: Gjykata Kushtetuese po i zvarrit kërkesat tona

Vetëvendosje: Gjykata Kushtetuese po i zvarrit kërkesat tona

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese se kjo e fundit po i zvarrit katër kërkesa të deponuara në këtë institucion përgjatë këtij viti, njofton Insajderi.

Përmes një komunikate për media në faqen zyrtare në Facebook, Vetëvendosje ka shprehur shqetësimin se kërkesat që ajo ka paraqitur kanë të bëjnë më çështje të rëndësishme, dhe si rrjedhojë gjykata do duhej të ishte më efikase në shqyrtimin e tyre.

Sipas këtij subjekti politik, mos shqyrtimi i këtyre kërkesave, është shenjë se në Kosovë nuk kemi shtet ligjor dhe shtet të së drejtës.

Kërkesa të cilat vetëvendosje i ka adresuar në Gjykatë Kushtetuese dhe akoma është në pritje të përgjigjeve, janë:

  1. Shqyrtim të kërkesës së ish presidentit Thaçi për mos bindje civile dhe zbatim të vendimeve të Qeverisë Kurti rreth masave kufizues për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit.
  2. Shqyrtim të ligjshmërisë së votës se deputetit Etem Arfi për krijimin e Qeverisë Hoti, ku deputeti Arfi ishte i dënuar me vepër penale.
  3. Shqyrtim të vendimit të ish presidentit Thaçi, për t’i shtyre zgjedhjet në Komunën e Podujevës.
  4. Kërkesa për shqyrtim të rastit për ushtrim të trysnisë ndaj deputetit Haxhi Shala nga ish kryeministri Ramush Haradinaj dhe ish presidenti Thaçi, ku ky i pari e ndërroi vendimin e tij dhe e votoi krijimin e Qeverisë Hoti./Insajderi.com