Vetëvendosje: Grabovci, qendër e punësimeve familjare dhe partiake

Vetëvendosje: Grabovci, qendër e punësimeve familjare dhe partiake

Përgjimet telefonike të publikuara së fundi nga Insajderi, në të cilat dëgjohet Adem Grabovci duke “rehatuar” njerëzit e afërm me partinë e tij në poste publike, duket se i kanë dhënë atij reputacion si një njëri që lehtësisht mund të gjejë punë për qytetarët e vendit.

Për këtë qëllim, Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që të bëjë publike numrat e telefonit të Grabovcit, duke kërkuar me ironi nga qytetarët që të thërrasin në atë që e quajnë “Qendra e punësimeve familjare dhe partiake.”

“Nga përgjimet e publikuara deri më tani dhe nga ato që priten të publikohen po faktohet kapja e shtetit nga klani “Pronto”. Ky pushtet rrëzohet vetëm përmes presionit të secilit nga ne. Telefononi!,” thuhet në njoftimin e partisë më të madhe opozitare në vend.

Gazeta Online Insajderi ka filluar para rreth dy javëve publikimin e “Dosjes së Shefave”, një seri telefonatash të përgjuara të zyrtarëve të lartë të PDK-së – përfshirë këtu edhe kryetarin aktual Kadri Veseli dhe ish-kryetarin Hashim Thaçi, aktualisht president i vendit – përmes të cilave dëshmohet se si kjo parti shtrinë ndikimin e vet në institucionet publike të vendit përmes punësimeve të njerëzve të afërt me ta.

Vetë Grabovci në një adresim para deputetëve të Kosovës ka thënë se deputetët kanë fituar votat duke premtuar qytetarët se do t’i punësojnë./Insajderi.com

Displaying numrat e grabovcit.jpg