Vetëvendosje hap fushatën në Prishtinë

Vetëvendosje hap fushatën në Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale në Prishtinë, për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, njofton Insajderi.

Hapja zyrtare është bërë në sheshin e Prishtinës, ku të pranishëm ishin zyrtarë të partisë dhe disa nga kandidatët për deputetë.

Me këtë rast, Arben Vitia, kandidat për deputet nga kjo parti, u shpreh se fitorja VV-së do të jetë e sigurt.

Ai theksuar që për shkak të pandemisë COVID-19, hapja e fushatës është bërë në këtë mënyrë, e jo me tubime.

“Fitorja e Vetëvendosjes me 14 shkurt është e sigurt deri atëherë secili nga kandidatët tonë do të takojë qytetarët, ashtu siç i kemi takuar edhe para fushatës që kjo fitore të jetë bindëse”, tha ai./Insajderi.com