Vetëvendosje ka zhvilluar takim me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar

Vetëvendosje ka zhvilluar takim me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar

Përmes një takimi i virtual, Kryetarit i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe nënkryetari i kësaj partie, Besnik Bislimi, kanë biseduar me përfaqësusit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, njofton Insajderi.

FMN-ja gjatë këtij takimi ishte e përfaqësuar nga z. Gabriel Di Bella dhe znj. Stephanie Eble.

Nga komunikata zyrtare e Vetëvendosjes, mësohet se gjatë këtij takimi janë shkëmbyer informata mbi zhvillimet e deritanishme me menaxhimin e pandemisë në Kosovë si dhe implikimet e saj si për ekonominë e vendit ashtu edhe për shëndetin e financave publike ne Kosovë.

Tutje ne komunikatën e Vetëvendosjes, thuhet se në këtë takim, Zoti Kurti e njoftoi misionin e FMN-së me qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje, për disa momente me rëndësi të ndërlidhura me mënyrën se si po menaxhohet ekonomia dhe shëndetësia e vendit në kohën e pandemisë.

Gjate këtij takim u fol edhe për problemet e vazhdueshme që ka Kosova në procesin e rimëkëmbjes ekonomike, përfundon komunikata e Vetëvendosjes./Insajderi.com