Vetëvendosje kërkon para nga qytetarët

Vetëvendosje kërkon para nga qytetarët

Lëvizja Vetëvendosje ka lansuar një platformë online, me anë të së cilës  kërkon nga qytetarët që të dhurojnë donacione për ta ndihmuar financiarisht këtë subjekt politik.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebok, Vetëvendosje kërkoi ndihmë nga qytetarët, me arsyetimin që kjo parti nuk merr “para të pista”.

“Lëvizja ka nevojë për ju! Ne financohemi nga qytetarët sepse nuk marim para te pista. Dhuro që ta bëjmë ndryshimin në Kosovë!. Tashmë, platforma e donacioneve mundëson që të kontribuoni online!”, thuhet në shkrimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

[arve url=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fvetevendosje%2Fposts%2F10154326815932000&width=500″ /]