Vetëvendosje kërkon që të mbahen zgjedhjet në Podujevë

Vetëvendosje kërkon që të mbahen zgjedhjet në Podujevë

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve që të lejohet mbajtja e zgjedhjeve në Podujevë e Mitrovicë të Veriut.

Në këtë konferencë për, anëtari i LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi, tha se “me këto veprime ky institucion ka humbur kuptimin e ekzistencës”.

“KQZ është pikërisht institucioni kushtetues që duhet ta realizojë të drejtën e qytetarëve për të shprehur vullnetin për votë, KQZ është institucioni që e pengon me të gjitha format e mundshme, mohimin e të drejtës së votës në Kosovë. KQZ në të vërtetë me veprimet e veta në shtatë muajt e fundit e ka humb kuptimin e ekzistencës së vet. Atje bëhet çdo përpjekje që e drejta për të votuar të mohohet me çdo kusht”, tha Kurteshi.

Zgjedhjet në Podujevë ishin planifikuar të mbahen më 15 mars, por ishin shtyrë për shkak të paraqitjes së virusit COVID-19 në Kosovë. /Insajderi.com