Vetëvendosje kërkon transparencë në procesin e licencimit të laboratorëve privat për Covid-19

Vetëvendosje kërkon transparencë në procesin e licencimit të laboratorëve privat për Covid-19

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar të ketë qasje në dokumentacionin që mundëson informim për mbarëvajtjen e procesit të privatizimit të laboratorëve privatë që do t’i kryejnë testimet për Covid-19, njofton Insajderi.

Grupi parlamentar i Vetëvendosjes këtë kërkesë e ka bërë përmes deputetëve të tyre që janë në komisionin parlamentar për Shëndetësi.

Në komunikatën e për media të VV-së, thuhet se “testimit për Covid-19 nga autoritetet shtetërore në institucionet private përveç që ngarkon financiarisht qytetarët edhe ashtu në kushte të vështira duket qartazi si mundësi përfitimi në fatkeqësi kolektive. Kjo është dëshmia e radhës e dështimit të kësaj Qeverie për të menaxhuar me situatën pandemike”./Insajderi.com

Fotografia e Lëvizja VETËVENDOSJE!