Vetëvendosje – LDK prezantojnë ofertat e reja për koalicion

Vetëvendosje – LDK prezantojnë ofertat e reja për koalicion

Vetëvendosje dhe LDK pritet që të shtunën të takohen për t`i prezantuar njëra tjetrës ofertat më të reja që në të njëjtën kohë konsiderohen ofertat e fundit për arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje. Gazeta Insajderi merr vesh se përgjigja për pranimin apo mos pranimin e tyre, do të jep epilogun e marrëveshjes apo dështimit të bisedimeve tre mujore ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje si partia që ka dalur me rezolutat e para në zgjedhje dhe LDK-së si partia e dytë.

Ndërkohë që kanë mbetur edhe 11 ditë deri në përfundimin e afatit kushtetues për formimin e qeverisë, pas mandatimit të kandidatit për kryeministër, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, janë pajtuar të takohen me nga një ofertë të re.

Gazeta Insajderi, merr vesh nga burime brenda dy partive se ofertat e reja nga të dy palët pritet t`i prezantohen njëra tjetrës ditën e shtunë më së largu deri të dielën. Sipas tyre këto oferta konsiderohen të jenë përfundimtare.

Këto burime, duke mos dhënë detaje tjera rreth ofertave që do t`i prezantojnë njëra tjetrës kanë kanë thënën se pranimi apo mos pranimi i tyre do të jetë edhe përgjigjja përfundimtare për arritjen e marrëveshjes apo dështimin e bisedimeve tre mujore mes Vetëvendosjes dhe LDK-se.

Kujtojmë se oferta e fundit është dërguar nga Lëvizja Vetëvendosje para 10 ditësh në zyret e LDK-së, përmes së cilës ishte propozuar rritja e numrit të ministrive, dhe mbështetja e kandidatit të LDK-së për presidentit. Kjo ofertë ishte refuzuar nga LDK-ja e cila kishte refuzuar rritjen e ministrive duke mos hequr dorë nga kërkesa për t`iu kthyer posti i kryeparlamentarit, pozitë kjo që e mbanë Glauk Konjufca që nga 26 dhjetori.

Albin Kurti e Isa Mustafa, nuk kanë zhvilluar asnjë takim që nga 9 janari. Komunikimi i tyre ka kaluar në formën e dërgimit të letrave zyrtare. /Insajderi.com