Vetëvendosje merr pjesë në ceremoninë e varrimit të Moikom Zeqos

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje nga Kosova dhe Shqipëria kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore të Moikom Zeqos. Vetëvendosje thotë se Moikomi ishte monument i kulturës shqiptare.

Vetëvendosje merr pjesë në ceremoninë e varrimit të Moikom Zeqos

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se kanë marrë pjesë një delegacion i saj nga Kosova dhe Shqipëria në ceremoninë mortore të njeriut të letrave shqipe, Moikom Zeqos, njofton Insajderi.

Në komunikatën zyrtare të Vetëvendosjes jepen vlerësime të mëdha për figurën e Moikom Zeqos. Ai konsiderohet si një monument i kulturës shqipe i cili ecte mes shqiptarësh.

“Moikom Zeqo ishte një monument kulture që ecte mes shqiptarësh. Në veten e tij ripërtëriheshin dhe shpluroseshin arkeologjia dhe historia e shqiptarëve, letërsia dhe filozofia, mendimi politik dhe virtyti njerëzor. Ndër të paktët intelektualë i cili gjithnjë donte të dinte më shumë për shqiptarinë dhe njerëzimin, i cili gjithë çka dinte nuk mund të mos e ndante me të tjerët. Veprat e tij janë dhuratat që Moikomi na i bënte vazhdimisht pa ia kërkuar. Janë shenja e vitalitetit të kulturës tonë. Moikomin do të mbetet shoqëruesi që nuk na braktis kurrë në krijimtaritë tona”. /Insajderi.com