Vetëvendosje merr pjesë në Këshillin e Internacionales Socialiste

Vetëvendosje merr pjesë në Këshillin e Internacionales Socialiste

Lëvizja Vetëvendosje për herë të pestë po merr pjesë në Këshillin e Internacionales Socialiste i cili po mbahet në Selinë e OKB-së në New York.

“Në këtë mbledhje të Këshillit janë duke u diskutuar vlerat dhe politikat social demokratike për një botë më të drejtë, më të barabartë me mirëqenie për popujt e mjedis të pastër, nevoja për ta mbrojtur demokracinë në vendet ku ajo është e rrezikuar si dhe fuqizimi i multilateralizmit drejt paqes së qëndrueshme”, thuhet në postimin e Ymerit në Facebook.

“Këshillit dje iu drejtua edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, i cili më herët ka qenë edhe Kryetar i Internacionales Socialiste”, thuhet më tej në shkrim.