Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media ka demantuar lajmet për një bisedë kinse të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në platformën komunikuese “Viber”. Në këtë bisedë ku përfshiheshin deputetët e VV-së Dardan Molliqaj, Dukagjin Gorani dhe Faton Topalli.
“Lëvizje VETËVENDOSJE! dematon këtë lajm. Asgjë nga ato që thuhen aty nuk janë të vërteta, e as ai grup i bisedës nuk ekziston. Këto janë tentime për ta manipuluar opinionin, përmes shpifjeve e montazheve”, thuhet në këtë njoftim
“Lëvizja VETËVENDOSJE! dënon ashpër tentimet e kujtdo qofshin ato për të njollosur deputetët, anëtarët e Kryesisë dhe Lëvizjen”, thuhej në njoftim./Insajderi.com