Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Dimal Basha, ka paralajëmruar shkarkimin e liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, njofton Insajderi.
Në një postim në Facebook, Basha ka shkruar “Isë, në Parlament kam thanë që mas Agimit e Dullës edhe ty kena me t’shkarku, e tash edhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk të shpëton më!”.
Reagimi i tij vjen pasi kreu i LDK-së, Isa Mustafa, tha se “Një armatë e tërë kundërshtarësh nga soje të ndryshme e kanaqe politike është angazhuar t’ua lajë trurin njerëzve të ndershëm në LDK-së dhe jashtë saj”.
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kur udhëhiqte me qeverinë bashkë me Lidhjen Demokratike të Kosovës, kishte shkarkuar ministrin e brendshëm të LDK-së, Agim Veliun si dhe zëvendëskryeministrin në detyrë të po kësaj partie, Avdullah Hotin./Insajderi.com
Isa paska kërku qytetarët me votu Dullën që ai me formu qeverinë.
E pse Isë tash po ju drejtohesh qytetarëve, se…
Posted by Dimal Basha on Monday, February 8, 2021