
Lëvizja Vetëvendosje është në pritje të përgjigjës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, për ofertën që ia kanë bërë të dielën në mbrëmje, shkruan Gazeta Insajderi.
Në partinë e Albin Kurtit ende nuk e dinë se kur do t’iu kthejë përgjigje LDK-ja e Isa Mustafës, porse shpresojnë që kjo të ndodhë sa mëshpejt.
Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë për Gazetën Insajderi se shpresojnë që Lidhja Demokratike e Kosovës t’ua kthejë nëj përgjigje pozitive në ofertën e tyre për marrëveshje për koalicion qeverisës.
“Ne jemi në pritje të përgjigjes së LDK ndaj ofertës tonë. Nuk e di se kur saktësisht do t’i pergjigjen dhe as se cili do të jetë qëndrimi i tyre. Uroj që të kemi përgjigje pozitive në menyre që sa më parë të nisim me punet e medha e të shumta qe po na presin”, ka thënë Haxhiu, për Insajderi.
Ekskluzive: LDK pritet t’i përgjigjet Vetëvendosjes për ofertën e fundit
Gjatë ditës së sotme krerët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë diskutuar ofertën e Albin Kurtit, të cilën ua ka dërguar të dielen në mbrëmje.
Mirëpo, ende nuk dihet nëse ata kanë vendosur që t’i thonë po ofertës së Kurtit, apo do ta refuzojnë sërish. /Insajderi