Deputetët e PSD-së respektojnë himnin e Kosovës

Deputetët e PSD-së respektojnë himnin e Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka respektuar himnin e Kosovës as sot në seancën e sotme komemorative për vdekjen e Adem Demaçit. Ngjashëm si VV nuk kanë vepruar edhe ish-anëtarët e kësaj partie që kanë kaluar në PSD, shkruan Insajderi.

12 deputetët e PSD-së kanë respektuar himnin shtetëror të Kosovës duke u ngritur në këmbë për dallim nga herët e kaluara kur si anëtarë të VV-së injorohej himni i Kosovës. Më të ndërruar partinë këta deputetë kanë respektuar simbolet e shtetit të Kosovës.

Kujtojmë se në shkurt të vitit të kaluar Visar Ymeri kishte injoruar himnin e Kosovës ku së bashku me Donika Kadajn-Bujupi tash anëtare e AAK-së kishin injoruar himnin e Kosovës.