Vetëvendosje për marrëveshjen: Rruga e njëjtë çon në dështime të njëjta – Duhet të kundërshtohet në kuvend

Vetëvendosje për marrëveshjen: Rruga e njëjtë çon në dështime të njëjta – Duhet të kundërshtohet në kuvend

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes për normalizim ekonomik, sot në Shtëpinë e Bardhë, derisa ka kërkuar që ajo të kundërshtohet në Kuvendin e Kosovës, njofton Insajderi

VV thotë se Hoti gënjeu për njohjen reciproke, ndërsa normalizimi ekonomik shton se ngjau me dështim të shkëmbimit territorial.

Derisa ka sqaruar pikat e përfshira në dokumentin e marrëveshjes, VV ngre pyetjen për dy marrëveshjet që u nënshkruan, duke thënë se janë hapje e rrugës për Serbinë në Uashington.

Nisur nga pika ku dy shtetet pajtohen mbi Ujmanin, e deri te trajtimi i çështjes së personave të zhdukur, VV thotë se “mban qëndrimin se kjo marrëveshje e lidhur prej një qeverie pa legjitimitet, është një tjetër dështim dhe përfaqësim i padenjë përballë Serbisë, duke qenë se u shkua në takim pa strategji, pa plan, pa objektiva.

Kjo marrëveshje duhet të kundërshtohet në Kuvendin e Kosovës, përndryshe do të çojë drejt lëshimeve të tjera, edhe më të rrezikshme. Marrëveshja afron Serbinë brenda në Kosovë, ndërkohë që njohja prej Serbisë nuk po afrohet”, thuhet në deklaratën e VV-së në Facebook./Insajderi.com