Protesta e Vetëvendosjes kundër ardhjes së Vuçiqit cilësohet e paligjshme

Protesta e Vetëvendosjes kundër ardhjes së Vuçiqit cilësohet e paligjshme

Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Shqipëri, po proteston sot.

Protesta po zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa arsye e protestës është ardhja e Aleksandër Vuçiq në Tiranë.

Turma e protestuesve është përplasur me policinë shqiptare ndërsa këta të fundit u kanë bërë më dije se protesta e tyre është e paligjshme.

“Persona non grata” apo “person i padëshirueshëm” është mesazhi i protestuesve për Vuçiqin.