Vetëvendosje reagon pas deklaratës së Hazirit se kjo parti “nuk pati burrni të rreshtohet pas një gruaja për kryeministre”

Vetëvendosje reagon pas deklaratës së Hazirit se kjo parti “nuk pati burrni të rreshtohet pas një gruaja për kryeministre”

Lutfi Haziri, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se “Vetëvendosje nuk pati burrni të rreshtohet pas një gruaja për kryeministre”.

Albulena Haxhiu, kandidatja për deputete nga Vetëvendosje, deklaratën e Hazirit e ka quajtur destruktive dhe ka kërkuar nga ai që të tërheq fjalët.

“Kam parë deklarata destruktive, sidomos të Lutfi Hazirit që nuk i ndihmo fare bashkëpunimit me VV-në dhe atij qeverisës, prandaj edhe sot kam ftuar atë që të tërhiqet nga këto deklarata të cilat nuk i ndihmojnë fare bashkëpunimit tonë qeverisës”, ka thënë Haxhiu, shkruan EO.

Në takimet që janë mbajtur kohë më parë, Haxhiu thotë se dakordanca e vetme është ulja e numrit të ministrive dhe përfshirja e barazisë gjinore në qeverinë e ardhshme.

“Ne kemi pasur një takim ndërmjet përfaqësuesve të Vetëvendosje, pra kryetari jon me Isa Mustafën dhe Vjosa Osmanin. Ka qenë një takim optimist, në kuptimin e një bashkëpunimi qeverisës”.

Pra aty janë dakorduar se cili do të jetë numri i ministrive, për përfshirjen e barazisë gjinore në qeverisjen e ardhshme, për disa vendime që nuk duhen të qohen përpara qeveria Kurti, por më e rëndësishmja që janë dakorduar për grupet punuese”./GazetaInsajderi/