Vetëvendosje: Rritja e VV-së produkt i besimit qytetar

Vetëvendosje: Rritja e VV-së produkt i besimit qytetar

Zëdhënësi për media i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, ka folur për rritjen e Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Insajderi.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “të gjithë ata që mendojnë se rritja e VV-së është produkt i votës kundër, e kanë gabim dhe kanë për qëllim ta zbehin rritjen e hovshme të saj”.

Si argument që ky pretendim nuk qëndron, Kryeziu e ka potencuar faktin se rritja më e madhe e VV-së ka ndodhur pikërisht në kohën kur kjo parti qeveriste me Kosovën, si rrjedhojë, rritja është produkt i punës, e jo mllef ndaj partive që kanë qeverisur deri tani”

Tutje Kryeziu ka publikuar një sondazh të UND-së, ku gjatë muajit prill 61% e qytetarëve kanë qenë të kënaqur me qeverinë Kurti./Insajderi.com