
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në një konferencë për media ka thënë se subjekti të cilin e drejton do të hyjë si i vetëm në zgjedhje.
“Afati për koalicione ka përfunduar dhe Lëvizja Vetëvendosje është duke i bërë të gjitha përgatitjet për të garuar e vetme”, tha Ymeri në konferencën për media.
“Ne jemi e vetmja forcë politike që edhe kemi dijen, edhe vullnetin, edhe dëshirën për ta sjellur ndryshimin në Kosovë”, tha më tej ai.
Ndërkaq, Glauk Konjufca ka deklaruar se nuk bëjnë koalicion me ata që e kanë sjellur Kosovën në këtë gjendje çfarë është.
“Zgjidhje për Kosovën nuk janë partitë që e kanë sjellur vendin në këtë gjendje. Për vendin zgjidhje është vetëm Lëvizja Vetëvendosje. Ne mendojmë që shpresë për Kosovën do të ketë vetëm kur qytetari do ta ndëshkojë me votë politikën e partive që kanë qeverisur vendin – koalicionin PDK-LDK”, tha Konjufca. /Insajderi.com