Lëvizja Vetëvendosje e ka tërhequr përfundimisht Ligjin për Zgjedhje.
Kështu i thanë Gazetës Online Insajderi, burime brenda grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kishte thënë të shtunën se Albin Kurti duhet ta tërheqë këtë ligj, pasi e cilësonte si “shantazh”.
Propozim-ndryshimi për Zgjedhje parashihte që mërgata të votojë në ambasadat e vendeve ku jetojnë. /Insajderi.com