![Vetëvendosje thotë se huliganët deshën ta mbysin Ziadin Selën](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/04/ziadin-sela-692x440.jpg)
Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje në përbërje të shefit të Grupit Parlamentar Glauk Konjufca, deputetes Donika Kadaj dhe anëtarit të Kryesisë Xhelal Sveçla, vizituan deputetin Ziadin Sela i cili po vazhdon të jetë i shtruar në repartin e neurologjisë në spitalin e Shkupit.
Sipas njoftimit të kësaj partie edhe nga lëndimet e Selës vërehen se qëllimi i i huliganëve ka qenë likuidimin e tij.
“Edhe nga lëndimet vërehet se sulmi ndaj Selës ka qenë i qëllimshëm me idenë e likuidimit të tij. Është fat që ai është mirë dhe shpresojmë që sa më shpejt t’i vazhdojë aktivitetet e tij publike”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.
Sela përkundër gjendjes së rëndë së bashku me ekipin e tij priti delegacionin nga Vetëvendosje.
Përfaqësuesit e Vetëvendosjes shprehën mbështetje ndaj tij, ndërsa i dëshiruan shërim të dhe kthim të shpejtë në angazhimin e tij politik./Insajderi.com