Vetëvendosje thotë se Kurti ende nuk ka pranuar ftesë për takim nga Thaçi

Vetëvendosje thotë se Kurti ende nuk ka pranuar ftesë për takim nga Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ftuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të pranuar dekretin e mandatarit për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Zyra për Informim e Presidencës konfirmoi për KosovaPress e ftesa vlen për ditën e sotme në ora 12:00.

Ndërsa nga Zyra për Media e Lëvizjes Vetëvendosje thanë se ende nuk e kanë pranuar një ftesë të tillë, shkruan Insajderi.

Nga kjo zyre nuk thanë nëse Kurti do të shkojë në presidencë, por nuk e kanë mohuar një takim të tillë.

Lëvizja Vetëvendosje dorëzoi sot në mënyrë të shkruar emrin e Albin Kurtit për mandatar për kryeministër.