Vetëvendosje thotë se në Vushtrri do t’i fitojë 62.5 për qind të votave

Vetëvendosje thotë se në Vushtrri do t’i fitojë 62.5 për qind të votave

Pas prishjes së koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës për bashkëqeverisje në Komunën e Vushtrrisë, Lëvizja Vetëvendosje pretendon që në zgjedhjet e 14 shkurtit në këtë komunë do të dalë parti fituese, njofton Insajderi.

Nënkryetari i VV-së, Besnik Bislimi, ka publikuar disa sondazhe për komunën e Mitrovicës dhe Vushtrrisë, ku në këtë të fundit ka thënë se partia e tij do t’i fitojë 62.5 për qind të votave.

Ndërkaq në Mitrovicë, sipas tij, Vetëvendosje do t’i marrë 57.9 për qind të votave.

“Nëse ende jeni në kërkim të arsyeve që e detyruan LDK ta ndërpresë bashkëqeverisjen me VV në Vushtrri, mbase tabela më poshtë ju ndihmon sado pak. Tabela është pjesë e sondazhit të kryer në Vushtrri dhe Mitrovicë vikendin që sapo e kaluam”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Ai tutje ka shtuar se rezultatet janë pa votat e diasporës./Insajderi.com