Vetëvendosje tregon çfarë biseduan me përfaqësuesit e LDK-së

Vetëvendosje tregon çfarë biseduan me përfaqësuesit e LDK-së

Dardan Sejdiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se në këtë takim të përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) janë dakorduar që të vazhdojnë me punën në ndërtimin e platformës qeverisëse.

“E kishim takimin me përfaqësuesit e LDK-se e Alternativës. Në këtë takim u dakorduam që të vazhdojmë me punën në ndërtimin e një platforme qeverisëse. Është lajm i mirë që prej sot jemi më të vendosur që të punojmë më shumë rreth kësaj. Jemi dakorduar që edhe nesër të vazhdojmë takimin e radhës…”, ka thënë Sejdiu.

Ai po ashtu ka thënë se ky vend ka nevojë për një qeveri të mirëfilltë e cila ka program e platformë qeverisëse e jo për pazare e numra politik.

“Ky vend ka nevojë për një platformë dhe një qeveri që e kthen zhvillimin në binar…..arsimin e drejtësinë e vendos në kuadër të zhvillimit të vendit. Kosova ka nevojë për një qeveri të tillë, pra qeveri e cila bazohet në platformë e program e jo qeveri e cila bazohet në numra e pazare….”, ka thënë Sejdiu. /Insajderi.com