
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar edhe një kandidatë për kryetar komune në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Ajet Potera do të jetë kandidati i kësaj parti për kryetar të Podujevës (Besianës). Vetëvendosje është partia e cila deri më tani ka zyrtarizuar më së shumti kandidatë.
Kandidatin për Podujevën e ka bërë publik edhe LDK, ku do të garojë më kryetarin aktual, Agim Veliu.
Zgjedhjet e rregullta lokale do të mbahen më 22 tetor.