Vetëvendosjes i ikin dy asamblistë në PSD

Vetëvendosjes i ikin dy asamblistë në PSD

Dy asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Deçan i janë shtuar listës së të larguarve nga ky subjekt politik.

Natyra Kuçi dhe Kastriot Loshaj, kanë njoftuar se nga sot zyrtarisht janë larguar nga Lëvizja Vetëvendosje për t`iu bashkuar Partisë Socialdemokrate.

“Sot Shërbimi i Kuvendit të Komunës së Deçanit ka miratuar kërkesën e paraqitur nga unë dhe asambleisti tjetër, Kastriot Lokaj, që tash e tutje të jemi përfaqësues të Partisë Socialdemokrate”.

“Bashkë me Kastriotin, do të vazhdojmë të jemi jo vetëm zëri i votuesve tanë, por gjithë qytetarëve të komunës sonë. Do të angazhohemi me gjithë kapacitetet tona që të shpalosim sa më shumë halle dhe nevoja të qytetarëve të Deçanit, dhe do të jemi shumë këmbëngulës në kërkesën për diskutimin, përkatësisht përmbushjen e tyre”, njofton Natyra Kuçi.

Nga Lëvizja vetëvendosje fillimisht u larguan deputetë, dy kryetar komunash dhe asamblistë pas përçarjeve të brendshme të kësaj partie të cilat dolën në publik në fund të vitit të kaluar.

Të pakënaqurit e Vetëvendosjes formuan partinë Socialdemokrate, por problemet e saj nuk përfunduan me kaq, pasi që numri i të dorëheqjeve është shtuar.