
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur anëtarsimin në partinë e tij, të anëtarit të shoqërisë civile, Jeton Zulfajt.
Kurti për anëtarin e ri ka thënë se “kuadro të reja profesioniste që po na bashkohen sikurse Jetoni, do ta mprehim kritikën tonë dhe do të shtyjmë përpara programin tonë qeverisës. Njohuritë, përvoja dhe zelli i tij janë vlerë e shtuar për organizatën tonë dhe vendin tonë”.