
Nënkoloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Skënder Harifaj, është vetëvrarë të marten e 27 prillit, njofton Insajderi.
Viktima së pari është dërguar me emergjencë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, më pas është dërguar për tretman në Qendren Klinike Universitare në Prishtinë, ku rreth orës 15:00 është konfirmuar vdekja e tij.
“Sot rreth orës 11:20, policia ka marrë informacionin se në një zonë malore në fshatin Zjaqë të Mitrovicës, një person ishte vetë-plagosur me armë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore”.
“Në cilësi të provave materiale janë gjetë dhe sekuestruar një armë e llojit Pistoletë dhe një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”.
Se viktima është nënkolonel i FSK-së, për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar këshilltari politik dhe zëdhënësi në Ministrin e Mbrojtjes, Flamur Arifaj.
Rasti është iniciuar dhe po hetohet si “Vdekje e dyshimtë”. /Insajderi.com