Vetëvritet një 60 vjeçar në Viti

Vetëvritet një 60 vjeçar në Viti

Një 60 veçar nga komuna e Vitisë ka bërë vetëvrasje, shkruan Insajderi.

Sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan, rreth orës 4 të mëngjesit, është gjetur i vetëvrarë një person me armë zjarri. Viktima është nga fshati Tërpezë dhe si shkak i vëtëvrasjes thuhet të kenë qenë problemet familjare.

I ndjeri është gjetur nga një dëshmitar në skaj të rrugës, pa shenja jete, me ç’rast menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, prokurori dhe mjeku kujdestar, ku me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

Me këtë rast janë sekuestruar një veturë e tipit “Opel Astra”, një armë e kalibrit 7.65mm, një gëzhojë kalibër 7.65 dhe një karikator me 7 fishekë të së njejtës armë./Insajderi/