Një person i paraburgosur 33 vjeçar e ka vrarë vetën në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.
Kështu ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Personi është vetëvrarë me jelekun e tij në dritaren e dhomës.
“Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, me ç’rast edhe është dërguar me urgjencë në Emergjencën e SHSKUK-së, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë, dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë ne QKUK”. Thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet se Y.D, “ka qenë përdorues i drogave, si dhe ka pasur çrregullime mendore”.
“Recidivist për dhune në familje, nën trajtim psikiatrik, psikologjik dhe mjekësore. Po ashtu tan kohën ka qenë nën përcjellje, varësisht nga gjendja e tij shëndetësore”.
Ai dyshohej për veprën penale: dhunë në familje. /Insajderi.com