Vetëvritet një person në Prishtinë

Vetëvritet një person në Prishtinë

Sonte rreth orës 18:00 një person mashkull i moshës 23 vjeçar është vetëvrarë, njofton Insajderi.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

Në njoftimin e policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur në rrugën Josip Rela.

Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen njësitet e forenzikës, specialist për trajtimin e rasteve të tilla si dhe ekipet e mjekësisë emergjente të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Aktualisht po trajtohen të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen për ndriçimin e plotë të saj./Insajderi.com