
Një person dyshohet se është vetëvrarë të dielën në Prizren, njofton Insajderi.
Sipas policisë, viktima ka pasur probleme psikike.
Trupi i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Prizren, 16.05.2021-10:33 . Raportohet se për shkaqe të pa njohura viktima mashkull kosovar është gjetur i pa shenja jete. Sipas dëshmitarit babait te tij viktima ka pasur probleme psikike. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Insajderi.com