
Një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje mbrëmjen e së enjtes në Fushë Kosovë, përcjell Insajderi.
Sipas raportit të policisë se Kosovës, vdekjen e viktimës e kanë konfirmuar ekipet mjekësore.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një telefon.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Insajderi.com