Vetizolimi i njerëzve

Pajtim Hodolli

Vetizolimi i njerëzve

Jetojmë në kohë të shpikjeve të përditshme të cilat mundësojnë marrëdhënie ndërnjerëzore në të gjithë botën pa luajtur aspak nga vendi: telefon, celularë, interneti… janë në prani dhe në shërbim të njeriut. Kontakti me familje, ose për çështje afariste e profesionale, kudo që të jenë, është i lehtë dhe i përnjëhershëm. Aftësia për të kontaktuar kudo që të jemi, në fushë, mal, plazh e gjetiu, është privilegj i kohës dhe gjeneratës sonë. Jemi dëshmitarë të një mundësie të jashtëzakonshme për lidhje humane. Njeriu i shekujve të kaluar nuk pati as përafёrisht këtë privilegj tonin. Megjithatë, absurdi të jetë akoma më i prekshëm, ngase pavarёsisht të gjitha atyre që u përmendёn vjen një virus i quajtur COVID-19 i cili e bllokon apo thënë më mirë e vetizolon botën, e njeriu në këtë rast është vetëm spektator.

Njeriu, në marrëdhëniet me të tjerët, sa më i angazhuar që të jetë, sё paku në hap shoqëror si: punë, shkollim, sport, festival, teatër, kafiteri,…është më i rrezikur apo thënë më mirë ka gjasa më shumë të infektohet nga ky virus i quajtur Corona -19.

Si u bё qё epidemia arriti të kalojё në “vetizolim”? Duket se përhapja më e madhe është në vendet që kanë më shumë komunikim apo numër të madh njerëzish që janë gjeografikisht pranë njёri-tjetrit. Në vendet më të zhvilluara industrialisht, kjo dukuri është më e përhapur se në vendet e tjera.

Sa i përket popullit, kemi dy ekstreme: Njëri grup që nuk ka frikë dhe s’po e marrin seriozisht dhe një tjetër që po bëjnë panik të madh. Po flasim për një virus që vdekshmërinë e ka të ulët, por përhapjen e ka të madhe. Prandaj, duhet të jemi të kujdesshëm që të mos e transmentojmë këtë virus te ata që janë më të ekspozuar. Rol negativ (panik) po sjellin edhe mediet. Mjetet e informimit të ditëve tona, nё përmasa mjaft të gjera, nga sociologë e filozofë konsiderohen se janë pasuri dhe elementi kryesor i komunikimit që u ka munguar gjeneratave të kaluara. Këto mjete të informimit të quhen mjete komunikimi sjell një vlerësim negativ mbi panikun që po u bëhet qytetarëve lidhur me virusin. Thjesht, mediat duhet të jenë mjet informacioni dhe jo e kundërta.

Në këtë rast, dallohet interneti nga mjetet e tjera informuese nëpërmjet të rrjetit dhe informimit të shpejtё tё komunikimit. Ky lloj relacioni është tejet tërheqës nga numër njerëzish të cilët lidhen pas miqësive dhe dialogut në mënyrë adiktive, gjë që ngrenë një problem tjetër individual dhe shoqëror. Sidoqoftë, ndjenja e panikut nga lajmet e shpejta po rritet dhe sa ka të mira nga këto rrjete sociale ato kanë edhe anët negative. Çdo mungesë apo ndjenjë mungese në këtë drejtim, është një paaftësi e një realiteti të vullnetit tragjik. Një paaftësi për të dalё në shesh dhe për t’iu ngjeshur marrëdhënieve ashtu siҫ janë.

Qeveria po bën më të keqen e mundshme, vend që t’u afrohet qytetarëve, ata gjejnë kohë për pazaret e tyre politike dhe duan tё prishin koalicionin, atë që e quanin koalicion i shpresës për qytetarët duan ta kthejnë në koalicion të vdekjes. Pasiviteti shoqëror, pra tërheqja me dëshirë a nga shkaqe të tjera jashtë mundësive të subjektit, nuk krijon kushte për të mirën e qytetarëve, madje ua dёmton edhe motivin për jetë. Shkyqja nga jeta shoqërore me vendime të saj, lënia pas dore e popullit, dëmtimi i imazhit të shtetit, vetëm se janë shkëputje nga favoret që sjellin qeveritë e mirëfillta me ligje dhe punë për të mirën e qytetarëve.

Ndjenja e vetmisë dhe e harresës nga të tjerët nuk është thjesht fenomen i të vetmuarit. Rastet e vetmisë së përbashkët ose vetmia e turmës është ndjenjë që shfaqet në raste kryesisht të pavolitshme ose që përjetohen si të tilla ; në raste tragjike dhe në raste të ndryshme si në luftë, sport, politikë dhe aksione bamirëse ose qëllimkëqija. Vetmia e grupit (dy e më tepër persona), është thelbësisht ndjenjë që lind nga situata e ndërlikuar dhe ngre ngulmin e trishtimit dhe nxit frikën e zhdukjes fizike. Grupi ndihet i harruar nga të tjerët: nga shoqëria, kolegët, socializimi me të tjerët, madje edhe nga familja. Kjo vetmi shëndrohet edhe në kompleks të masave të gjera. Një popull i tërë kaplohet nga ndjenja e vetmisë në raste specifike të krijuara nga virusi, i cili sjell deri te vetizolimi. Këto situata psikotraumatike janë në të vërtetë imponime kështu që dhe lirisht mund t’i quajmë me një emër vetmi e imponuar.

Derisa bota është përfshirë nga pandemia e Virusit dhe njerëzit po qëndrojnë brenda, kohën po e kalojmё në mënyra të ndryshme. Izolimi na bëri të ndryshojmë stilin e jetës, të mos kemi dot komunikimin që kemi pasur çdo ditë… na ka ndryshuar stili i jetës. Kemi rënie të përqëndrimit, çrregullohet të ngrënit, të reduktojnë shoqërinë dhe njohjen më të tjerët, prishet gjumi… kanë nervozizëm, vështirësi për të duruar tjetrin… të gjitha këto e çrregullojnë funksionalitetin e mirë që ka pasur gjithsecili nga ne.  

Në mbrëmje jemi në shpi si zakonisht, por tani është më e çuditshme për fëmijët, sepse nuk shkojnë as në shkollë edhe gjatë ditës janë brenda, por edhe ata po mësojnë diçka të re me këtë rast”. Tashmë pritet të fillojё edhe mësimi online, duke shpresuar se, sadopak, fëmijët tё angazhohen nё mësimnxënie.

Treguesi më i rëndësishëm i dëmit që mund ta shkaktojë izolimi është norma dukshëm më e lartë e vetëvrasjeve, si pasojё e izolimit, krahasuar me kushtet e përgjithshme dhe normale. Përveç kësaj, mund të krijojë një mundësi për rënie drastike të ekonomisë dhe kolapsit të bizneseve, por kur i bëjmë përllogaritjet e gjёrave negative del se më i rëndësishëm është shëndeti i popullsisë, andaj të qëndrojmë në shtëpi dhe tё mos i japim mundësi këtij virusi të përhapet.