
Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, i është bashkuar Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, njofton Insajderi.
Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, deputeti i Nismës, Endrit Shala.
“Nga sot deputeti i Kuvendit të Kosovës z.Veton Berisha i bashkohet Grupit Parlamentar NISMA Socialdemokrate-AKR!”, ka shkruar ai.
Grupi Parlamentar i Nismës Socialdemokrate u shpërbë kur Haxhi Shala kaloi në AAK./Insajderi.com