Publicisti Veton Surroi është shprehur se aktakuza ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli nga Gjykata Speciale është njëfarë fillimi i ç’kapjes së shtetit të Kosovës, njofton Insajderi.
Surroi, në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar “një fillim dramatik i çlirimit nga kapja e shtetit”.
Poshtë këtij shënimi ai ka shpërndarë njoftimin zyrtarë të Gjykatës Speciale, e cila akuzon Thacin e Veseli për vrasjen e 100 personave.
Përveç Thaçit dhe Veselit gjykata akuzon edhe nëntë persona të tjerë, emri i të cilëve ende nuk është bërë i ditur.
Pos akuzave për vrasje, aty ka edhe akuza të tjera për rrahej, toruturë e të tjera.
Surroi, prej vjetësh ka dallime politike me presidentin Hashim Thaçi.
Ai madje kishte shkruar edhe një libër “Këmbët e Gjarprit”, e cila fliste kryesisht për Hashim Thaçin dhe rrugëtimin e tij në politikë, nga këndvështrimi i Surroit./Insajderi.com
A dramatic beginning of disentanglement of state capture https://t.co/J4FADoM5Zy
— VetonSurroi (@VSurroi) June 24, 2020