“Rama i mllefosur”

Vetson Surroi, Edi Ramës: S’kemi pasur nevojë për shprehje shtesë të mllefit

Vetson Surroi, Edi Ramës: S’kemi pasur nevojë për shprehje shtesë të mllefit

Publicisti Veton Surroi ka shkruar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, krejt çfarë ka bërë me ardhjen e tij në Kosovë, është shprehje e mllefit të cilin qytetarët e Kosovës veç e kanë dhe asgjë më shumë.

Prandaj, Surroi Ramën e ka konsideruar thjesht si “edhe një i mllefosur më shumë”.

“Nuk besoj që në Kosovë këto ditë ka pasur nevojë për shprehje shtesë të mllefit”, shkruan Surroi në një shkrim-analizë të tij për vizitën e Ramës.

“Problemi është se funksioni i kryeministrit të Shqipërisë nuk është të shprehë ndjenjat e veta – të mllefit ndaj gjykatave e prokurorëve apo të dashurisë ndaj personave të caktuar të historisë apo bashkëkohësisë kosovare”.

Sipas Surroit “kryeministri i Shqipërisë, pasi përmbushi nevojën e zbrazjes së mllefit, u kthye në Shqipëri”.

Shkrimi i plotë i Veton Surroit./Insajderi.com