Kryetari i Gjykatës së Lartë ka kaluar vettingun.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar sot në detyrë Xhezair Zaganjorin.
Kryetari i Gjykatës së Lartë nuk ishte i pranishëm në seancën e Komisionit, ndërsa e pranishme ishte këshilltarja.
Vendimi i arsyetuar pritet që të publikohet në faqen zyrtare të KPK pas 15 ditëve.