Vettingu – rruga e vetme që sjell reforma në drejtësi

Vettingu – rruga e vetme që sjell reforma në drejtësi

Vettingu po shihet si proces i domosdoshëm për sistemin e drejtësisë dhe si rrugë e vetme që do të sillte reforma në këtë fushë, njofton Insajderi.

Anëtarët e grupit punues të krijuar nga Qeveria, thonë se e kanë përpiluar raportin dhe se tani është në dorën e ekzekutivit, që të zgjedh modelin me të cilin do ta bëjë reformën në drejtësi.

Nga ana tjetër, njohësit e çështjeve juridike, zgjidhje të vetme për këtë problem e shohin vetingun.

Njëri nga anëtarët e këtij grupi, Genc Nimoni, thotë se tani është në dorën e qeverisë që të vendos se cilin model do ta zgjedh për të realizuar reformën në drejtësi.

“I mbetet Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë që të vendosin se për çfarë (modeli të vettingut) do të përcaktohen”, deklaroi Genc Nimoni.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se Vetingu është rruga e vetme që do të sillte reforma në drejtësi.

“Absolutisht që vettingu është i pa kompromis. Vettingu është rruga e vetme për ta pastruar sistemin e drejtësisë së ari nga mungesa e profesionalizmit dhe pastaj edhe nga mungesa e integritetit nga elementë që tashmë dihet botërisht se janë të lidhur me politikën dhe grupet e interesit”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ehat Miftaraj.

Vetingu në drejtësi është një proces që shërben për përjashtimin e zyrtarëve që nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës dhe në këtë mënyrë, të rikthehet besimi i publikut në institucionet e drejtësisë. /Insajderi.com