Vetura bie në lumin Ibër, vdes një person

Të mërkurën në fshatin Kamenicë të Leposaviqit është raportuar se një viktimë mashkull është gjetur në një veturë e cila kishte rënë në lumin Ibër, njofton Policia e Kosovës.

Viktima në vendin e ngjarjes është gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, zjarrfikësit dhe prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.