Vetura e mbuluar nga bora e shqiptarit të Podujevës, bën bujë në Austri

Vetura e mbuluar me borë e shqiptarit nga Podujeva, Besim Kiçmari ka bërë bujë në mediet austriake, të cilat kanë publikuar fotografi të veturës së Kiçmarit të mbuluar pothuajse tërësisht nga bora.

Vetura e mbuluar nga bora e shqiptarit të Podujevës, bën bujë në Austri

Shqiptari nga Kosova, Besim Kiçmari ka vendosur që veturën e tij të mbuluar me borë në Podujevë gjatë ditës së djeshme, ta dërgojë në redaksinë e gazetës online nga Austria Heute.at. Gazeta austriake ka vendosur ta publikoi në faqen e saj foton e dërguar nga shqiptari.

Edhe pse Asutria njihet si njëra nga vendet më të prekura nga reshjet e borës tradicionalisht në Evropë, gazeta Heute e përshkruan si më të rëndë situatën në Kosovë.

“Loja fshehtas: Nëse e doni makinën tuaj duhet të gërmoni shumë”, shkruan në titullin e lajmit të publikuar sot nga Heute.at, raporton Insajderi.

geut

Reshjet e dendura të dëborës kanë bërë që shumë rrugë të zonave malore të Kosovës të jenë të paqarkullueshme, derisa Komuna e Prishtinës, të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për shkak të kushteve atmosferike dhe gjendjes së rrugëve.

Ndërkaq, Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka thënë sot se nuk ka arsye që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në të gjithë vendin. /Insajderi.com