Vetura e mbyt këmbësorin në magjistralen Prishtinë–Pejë

Vetura e mbyt këmbësorin në magjistralen Prishtinë–Pejë

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmë pas orës 20 në magjistralen Prishtinë–Pejë, gjegjësisht në fshatin Arllat.

Raportohet se i dyshuari mashkull shqiptar gjersa ka qenë duke lëvizur në rrugë me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin, viktimën mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë i cili ka mbetur i vdekur në vendngjarje.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Policia njofton se me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje.