Vetura e vjedhur në Prishtinë, gjendet në Vushtrri

Vetura e vjedhur në Prishtinë, gjendet në Vushtrri

Policia e Kosovës (PK) njofton se dy ditë më parë policia në Vushtrri, ka identifikuar një veturë e cila ka rezultuar të ishte e vjedhur muaj më parë në zonën e Prishtinës.

 

“Vetura e tipit ‘Mitsubish’ me traga vendore është vërejtur nga policia, se ishte e parkuar në afërsi të një zone banimi. Pozita e parkimit të veturës ishte  indikacion dyshimi  për të ndërmarrë veprime të mëtejme policore”, njofton Avni Zahiti, zyrtar për informim publik
i Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë.

 

Pas veprimeve të para hetimore, është vërtetuar se automjeti i tipit  “Mitsubishi” ishte automjeti i raportuar si i vjedhur  disa muaj më parë në zonën e Prishtinës.

 

Hetuesit policorë në Vushtrri, në bashkërendim me hetuesit në kuadër të DRP-së në Prishtinë, pas procedurave të nevojshme të verifikimit, veturën në fjalë ia kanë kthyer pronarit legjitim.

 

“Ndërsa hetuesit policorë vazhdojnë hetimet e tyre në kërkim të kryesve të këtyre akteve dhe sqarimit të rrethanave të raportuara”, ka njoftuar Zahiti.